Home / Kryesoret / Zbulohet pasuria milionëshe e BDI-së. PDSH ka pasuri të përbashkët me RDK-në?

Zbulohet pasuria milionëshe e BDI-së. PDSH ka pasuri të përbashkët me RDK-në?

Edhe pse është e vendosur në shtëpi dykatëshe në Reçicë të Vogël, BDI megjithatë posedon pasuri edhe në vende tjera, tregon hulumtimi i realizuar nga SCOOP.
“Në kadastër qëndron se BDI është pronare e pasurisë në Çair të Shkupit, ku posedojnë 274 metra katrorë, duke mos llogaritur edhe oborrin e selisë, që ka 318 katrorë. Nëse merren parasysh çmimet zyrtare të Kadastrës, kjo pasuri e BDI-së ka vlerë prej 355 mijë eurove.
Sipas hulumtimit të realizuar nga SCOOP, BDI posedon edhe hapësira afariste prej 413 katrorëve në Qendrën Tregtare “Mavrovsja”. Poashtu posedojnë edhe fusha të mëdha në fshatin Debresh të Prilepit”, shkruan SCOOP, transmeton “Lajm”.
Marrim vesh se pikërisht në këto fusha ruhen një pjesë e kopeve të dhenve që i posedojnë funksionarë të lartë të kësaj partie.
Për dallim prej BDI-së, PDSH nuk posedon tokë ose objekte në Agjencinë për Kadastër. “Kur kërkuam informata për pasurinë e PDSH-së, nga Kadastra na dhanë informacione se me numrin konkret amë është i evidentuar një subjekt tjetër politik –partia politike RDK e Rufi Osmanit. RDK është pronare e një prone të madhe pyjore në Sellcë të Tetovës. PDSH, siç e din opinioni, është e vendosur në qendrën e Tetovës, në zyra që janë pronë e Shoqatës Aksionare “Komunaproekt” nga Tetova”, shkruan SCOOP.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *