Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendëskryeministri Halili takoi drejtuesit e Universitetit të Tetovës

Zëvendëskryeministri Halili takoi drejtuesit e Universitetit të Tetovës

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z.Festim Halili sot ka pritur në takim një delegacion të Universitetit të Tetovës (UT) të kryesuar nga rektori prof. Dr. Vullnet Ameti.

Në fillim të takimit, rektori i UT-së z. Ameti i dëshiroi sukses në punë zëvendëskryeministrit të ri Halili, i cili më herët ka punuar në këtë universitet dhe vjen nga bota akademike.

Gjithashtu u shpreh gatishmëria e dy anshme për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në mes UT-së dhe Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIMO) dhe se në të ardhmen do të realizohen aktivitete dhe projekte të përbashkëta.

Zëvendëskryeministri Halili theksoi se pati kënaqësi që takimin e parë si zëvendëskryeministër e ka realizuar me drejtuesit e UT-së, prej ku edhe e ka filluar karierën si profesor. Njëkohësisht, ai tha se mbështetja institucionale ndaj UT-së nuk do të mungoj edhe në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *