Home / Lajme / Maqedoni / Zvicër, arrestohen disa punëtorë “në të zezë“ nga Maqedonia

Zvicër, arrestohen disa punëtorë “në të zezë“ nga Maqedonia

Policia kantonale e Cyrihut, nga fundi i javës ka arrestuar gjithsej dhjetë persona, me rastin e një kontrolli në Lindau dhe Winterthur, të cilët kanë qenë duke punuar apo qëndruar ilegalisht në Zvicër.
Punëtorët ilegalë, policia i ka hetuar paraditen e së premtes në Lindau. Bëhet fjalë për dy shtetas maqedonas të moshës 46-, e 55-vjeçare.
Pasditen e të njëjtës ditë, policia ka arrestuar tetë persona të tjerë nga Serbia, Mali Zi dhe Maqedonia, të cilët në Zvicër kanë qëndruar ilegalisht, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane të lëshuar gjatë të shtunës, njofton „Shtegu.com“.
Pas marrjes në pyetje të të arrestuarve, policia i ka dorëzuar personat e dyshuar në Prokurorinë përkatëse, e më pas janë shoqëruar në Entin për migrim të Kantonit të Cyrihut.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *