Home / Kryesoret / 6 vjet nga vrasja e komandant Kushtrimit

6 vjet nga vrasja e komandant Kushtrimit

Sot mbushen 6 vjet nga vrasja e komandantit dhe bashkëthemeluesit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Harun Aliu – Kushtrimi. Ai u vra më 12 maj të vitit 2010 në afërsi të Radushës, por dyshimet janë se ekzekutimi i tij është bërë në lokacion tjetër. Bashkë me të në pritën e organizuar kanë rënë edhe Shaban Zenuni, Xhafer Shala dhe Qemajl Fejzullahu.

NJË BIOGRAFI E SHKURTËR E KOMANDANT KUSHTRIMIT

U lind më 20 maj të vitit 1971 në lagjen Hasanbegtë Shkupit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme Damask tëSirisë. Ka vazhduar Fakultetin e Historisë në Universitetin e Tetovës, i cili në kohën sastudioi dhe diplomoi nuk ishte i njohur nga shteti.Ka qenë 24-vjeçar kur i është bashkangjitur Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në vitin1998, pas disa viteve aktivitet të pandërprerë, Haruni bashkë me Beqir Limanin, Qemal Shaqirin dhe të tjerë themeluan celulat e para të Ushtrise Çlirimtare të Kosovës në Maqedoni, në zonën e dytë operative”.

Prej vitit 1995 deri më vitin 1998 ai ka bërë furnizimin me armë të anëtarëvetë LPK-së, por në vitin 1998 zbulohen nga shërbimet shtetërore të Maqedonisë. Në atë aksion burgosen disa nga bashkëveprimtarët e tij, me çrast policia e vret para shtëpisë Beqir Limanin nga Kërqova.“Kur është kryer ky aksion Haruni ka qenë në Shqipëri. Nga ky moment ai vendos të mos kthehet në Maqedoni për një kohë. Aktivitetin e tij e vazhdoi nga Shqipëria për të kontribuar për luftën e Kosovës. Pas kësaj lufte, Haruni e fokuson aktivitetin në formimin e formacionit të ri ushtarak, të cilin bashkë me shokët e tij e titulloi Ushtria Çlirimtare Kombëtare” .

Gjatë kësaj kohe, Haruni është takuar me anëtarët e familjes në Shqipëri dhe në Kosovë, ku çdo herë u ka rrëfyer për qëllimet dhe vendosshmërinë e tijë për avancimine pozitës së shqiptarëve.Marsi i vitit 2001 e gjen në Sellcë të Tetovës, ku edhe ishte vendosur shtabi i përgjithshëm i UÇK-së. Më 5 shtatorë të vitit 2001 Haruni është burgosur nga policia ndërkomëtare e Kosovës,( UNMIK ) me ç’rast i shqiptohet dënimi me 4 vjet burg.Në burgun e Dubravës qëndron mbanë 3 vjet e 6 muaj. Nuk është e vërtetë se Haruni ka ikë nga burgu po ate denim e ka mbajtur deri në fund ! Haruni këtë arrestim e quajti montim politik,dhe se i tillë ishte.

Dita kur është liruar Haruni prej burgut të Dubravës ka qenë edhe dita e parë kur ai ka shkel te pragu i derës pas vitit 1998, pra plot 6 vite nuk kishte qenë në shtëpi”.Pasi është kthyer në shtëpi, Haruni kishte filluar të interesohet për rezultatin e sakrificës së tij, pra për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai kishte vërejtur se edhe kjo marrëveshje kompromisi ishte degraduar edhe më shumë pas ndërprerjes së konfliktit. Ishte dëshpëruar shumë kur kishte kuptuar se është ndryshuar premabula e Kushtetutës. Ky ishte motivi që ai të ndërmarrë edhe një aksion, por kësaj radhe politik.“Në vitin 2006, Haruni, themeloj Alternativën KombëtareHaruni edhe në politik ka qenë i panguar nga strukturat shtetërore.

“Emrii tij në vitin 2008 u përfshi në vrasjen e policit Zoran Markovski. Edhe vetë Haruni e quajti montim politik dhe gënjeshtër e kulluar, për të cilën vepër iu shqiptua dënim i përjetëshëm. Ishte një hakmarrje klasike për veprimtarinë e tij kombëtare”. Haruni nuk ishte i gatshëm të bjerë në duart e policisë dhe të vuaj burg të përjetshëm vetëm pse kishte punuar për kauzën e kombit të tij. U detyrua sërish të largohet nga vendi. Edhe familja nuk e ka ditur se ku gjendet. Rruga, ideali dhe veprimtaria e Harunit përfundoi më 12 maj të këtij viti, kur në afërsitë Radushës, së bashku me tre bashkëveprimtarë të tij, kishin qenë të qëlluar për vdekje.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *