Home / Kryesoret / 9 vite burg për vrasësin e të riut Ademi

9 vite burg për vrasësin e të riut Ademi

Gazetari i sportit Sami Ademi me një postim në Facebook, ka njoftuar se për vrasësit të djalit të tij Leart Ademi, i është shqiptuar 9 vite burg nga Gjykata Themelore në Shkup, njofton Telegrafi.

“Sot, Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Themelore në Shkup, ka dënuar me 9 vjet heqje lirie vrasësin e djalit tim, Enis Sabedinin, i cili natën e 3 janarit të vitit 2016, ka goditur fatalisht tri herë me thikë në zemër, Leart Ademin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital, në moshën 19 vjeçare.
Sot, dhimbja në familjen time ka prekur kulminacionin dhe sa vije e shtohet gjithnjë e më shumë! Leart, pusho në Parajsë, Zoti të past mëshiruar….. Nana, Babi, Rroni dhe Ammari i vogël i cili po të kërkon për çdo ditë, nuk të harrojmë asnjëherë, ama asnjëherë…!!!”ka shkruar Sami Ademi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *