Home / Kryesoret / Ahmeti pas takimit me të dërguarin gjerman Hajndl: Marrëveshja e Shkupit vijon në kapacitet të plotë

Ahmeti pas takimit me të dërguarin gjerman Hajndl: Marrëveshja e Shkupit vijon në kapacitet të plotë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur sot në selinë e BDIsë në Tetovë të dërguarin e posaçëm të Qeverisë Gjermane, Ambasadorin Johanes Hajndl.
Z. Ahmeti falënderoi Ambasadorin Hajndl për vizitën dhe e njohtoi për zhvillimet e fundit në vend me ç’rast përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas iniciativës së BDIsë që mundësoi rikthimin e Parlamentit si parakusht elementar për çdo gjë, më pas anuluam zgjedhjet në afat të pacaktuar, njëkohësisht krijuam mundësi ligjore për terheqje të faljes së Ivanovit, siguruam garanca për vazhdimin e punës së prokurorisë speciale si dhe mbrenda vetëm një dite miratuam disa ligje të domosdoshme reformuese që nevojiten për punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Këto hapa rikthyen stabilitetin dhe sigurinë ndërsa janë edhe parakusht për zbatimin e reformave që do të sjellin zgjedhje të besueshme.
Z. Ahmeti theksoi që Marrëveshja e Shkupit vijon në kapacitet të plotë, me prokurori speciale dhe komision zgjedhor të pavarur, ndërsa Qeveria do të zbaton reformat e parapara me përkushtim.
Kryetari Ahmeti gjithashtu ngriti nevojën për rikthim të agjendës së zgjidhjes së çështjes së emrit dhe ftoi Ambasadorin Hajndl dhe Qeverinë Gjermane që të fokusojnë energjinë në këtë drejtim pasi që të gjitha çështjet e këtij vendi burojnë nga ky problem.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *