Home / Kryesoret / Ahmeti takim me drejtorin e Drejtorisë për Zgjerim pranë BE, Denielson

Ahmeti takim me drejtorin e Drejtorisë për Zgjerim pranë BE, Denielson

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti ka realizuar sot një takim pune në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup me z. Kristian Denielson, drejtor i Drejtorisë për Zgjerim pranë BE-së si dhe ambasadorin evropian në Maqedoni Aivo Orav.
Z. Ahmeti dhe drejtori Denielson, shkëmbyen përshtypjet rreth zhvillimeve të fundit, zbatimin e marrëveshjes së Shkupit si dhe reformat.
Z. Danielson theksoi vlerësimin e Brukselit për kontributin e z. Ahmeti në këto kohëra të vështira me krizë të rëndë politike.
Lideri i BDIsë Ahmeti theksoi që BDI u angazhua që urgjentisht të rikthehet parlamenti, të anulohen zgjedhjet, të ndryshojmë ligjin për falje si dhe të sigurojmë garanca për punën e Prokurorisë speciale.
Në vijim të hapave urgjent, BDI do të angazhohet fuqishëm për zbatim të reformave që rrjedhin si obligim nga partneriteti jonë EuroAtlantik dhe puna jonë le të vlerësohet nga veprat.
BDI angazhohet me bindje të plotë për agjendën reformuese në përputhje me aspiratat tona EuroAtlantike dhe pritshmërive të miqve tanë në Bruksel dhe Vashington.
Kjo agjendë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të fiton përkrahjen e gjithë shoqërisë në mënyrë që vendi të pregaditet për zgjedhje të besueshme.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *