Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident trafiku në rrugën Palaticë-Zhelinë, lëndohen dy persona

Aksident trafiku në rrugën Palaticë-Zhelinë, lëndohen dy persona

Dje pasdite rreth orës 18 e 30 minuta në rrugën lokale Palaticë-Zhelinë, ka ndodhur një aksident me makinë ku janë të përfshirë dy automjete, “Ford Fiesta”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga J.J 71-vjeçar nga Palatica dhe “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 22-vjeçari J.N nga i njëjti fshat, njofton SPB-Tetovë.

Në aksident të dy shoferët kanë marrë lëndime të lehta dhe me automjet tjetër janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Pas ndihmës mjekësore J.N është lëshuar për në shtëpi kurse J.J është mbajtur për trajtim të mëtejshëm.

Një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Tetovës kanë bërë inspektimin në vendin e ngjarjes, ku dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 60 mijë denarë. Pas inspektimit do të përcaktohet arsyeja dhe çdo gjë tjetër në lidhje me rastin.

Gjithashtu lexo

Zjarr në Zhelinë të Tetovës, digjet një shtëpi e braktisur

Dje rreth orës 15:20 në fshatin Zhelinë të Tetovës ka shpërthyer zjarr në një shtëpi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *