Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksidentet nuk kanë të ndalura (VIDEO)

Aksidentet nuk kanë të ndalura (VIDEO)

Të mërkurën mbrëma  rreth orës 21.30 minuta në autostradën Gostivarë-Tetovë, në afërsi të mbikalimit për në Pirok, një veturë e tipit “Mercedes”, me targa të Shkupit e drejtuar nga 32-vjeçarja me iniciale S.Z nga Shkupi ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga shkupjanja S.Z ka marrë lëndime trupore dhe me anë të automjetit të ndihmës së shpejtë është dërguar në repartin e urgjencës në spitalin e Gostivarit, dhe pas marrjes së ndihmës është lëshuar për mjekim shtëpiak. Është kryer hetim dhe po vërtetohet shkaku dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ky aksident komunikacioni. Fillimisht si shkak për këtë aksident është mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës., gjegjësisht vozitje e shpejtë, përderisa dëmi material vlerësohet të jetë rreth 3000 denarë.

Ndërkohë, policia njoftoi se pikërisht shpejtësia me të cilën lëvizin automjetet ka qenë në fokus të dy aksioneve të kontrollit të realizuara gjatë ditës së mërkurë  në Tetovë dhe Gostivarë.

Në aksionin e Tetovës gjithsejt janë ndaluar 35 automjete, nga të cilat 10 kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar jashtë dhe 6 të tjerë në vendbanime. Numri më i madh i tejkalimit të shpejtësisë jashtë vendbanimeve është nga 30 deri në 50 kilometra në orë, ndërsa në vendbanime deri në 30 nkilometra në orë.  Vozitësve të shpejtë të zbuluar në këtë aksion kontrolli, u janë përgaditur 11 fletëpagesa për gjoba, dhe 5 vërejtje me shkrim, tranbsmeton Televizioni Koha.

Në aksionin e Gostivarit gjithsejt janë kontrolluar 41 autmojete. Nga këto, 25 prej tyre kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjegjësisht për 30 kilometra më shumë. Për shkak të kësaj, kundërvajtësit do të përballen me 25 fletëpagesa, dhe gjoba adekuate për këtë lloj të kundërvajtjes në pajtueshmëri me ligjin për siguri në komunikacion në rrugë. Në këtë aksion gjithashtu janë zbuluar edhe 6 kundërvajtje të tjera. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *