Home / Kryesoret / Ali Ahmeti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është hapi i parë drejt zgjidhjes së krizës politike

Ali Ahmeti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është hapi i parë drejt zgjidhjes së krizës politike

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e punës së Parlamentit e përshëndet dhe e quan një hap të domosdoshëm për zgjidhjen e krizës politike në vend, transmeton TetovaSot.

“Përshëndes vendimin e sotëm të drejt të Gjykatës Kushtetuese që mundëson rikthimin e Parlamentit si hap i parë dhe i domosdoshëm për zgjidhjen e krizës së rëndë politike.

Ftoj të gjithë liderët, mediat si dhe shoqërinë civile që të veprojnë me përgjegjësi të plotë përballë gjendjes në të cilën gjendet vendi dhe të kontribuojnë për rikthimin e sigurisë, stabilitetit si dhe të përkushtohemi fuqishëm për një agjendë serioze reformuese.”, shkroi në profilin e tij në Facebook, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *