Home / Kryesoret / Analistët: Protesta e djeshme nuk ishte e Këshillit Opozitar por e Lëvizjes BESA?!

Analistët: Protesta e djeshme nuk ishte e Këshillit Opozitar por e Lëvizjes BESA?!

Edhe pse gjatë kohë u paralajmërua mbajtja e protestës nga ana e Këshillit Opozitar dhe pritej që ajo të kaloj në rendin më të mirë ku nuk do të kishte prapavija politike, dje ndodhi e kundërta duke pasur parasysh tendencën e disa individëve të caktuar që janë pjesë e Këshillit Opozitar, por siç duket këtë angazhim të tyre po mundohen ta realizojnë për qëllime të përfitimeve personale.

Kështu ka vlersuar për Zhurnal, analisti politik, Alajdin Demiri protestën e djeshme që organizoi Këshilli Opozitar me moton “Dita D”.

Sipas tij folësit kryesorë në protesta duhet më shumë të përkujdesen që të përcjellin mesazhe uniteti dhe bashkimi se sa që të mbajnë fjalime politike me qëllim të promovimit personal të tyre. Demiri thotë se nëse personat të caktuar dëshirojnë të promovohen, protesta nuk është vend adekuat për këtë gjë, sepse protestuesit kanë dalur të shfaqin paknaqësitë e tyre ndaj pushtetit e jo të dëgjojen fjalime të stërgjatura partiake.

“Sa u përket fjalimeve në protestën e mbrëmshme unë mendoj se ato ishin të gabuara. Konsideroj se protestat nuk janë për të mbajtur fjalime apo për të bërë politikë por për të dhënë mesazhe. Dhe fjalimet e të dy folësve ishin të stërzgjatura nuk kishin mesazh por kishin për qëllim promovimin vetanak ndërsa për këtë gjë protesta është vendi i gabuar dhe metoda e zgjedhur gjithashtu është gabuar”, ka deklaruar Demiri për Zhurnal.

Ndryshe, fjalimi i kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në protestën e djeshme ishte totalisht i përqendruar vetëmse në promovimin e Lëvizjes që e udhëheqë ai, e jo edhe në kontributin që e japin subjektet tjera opozitare në Këshillin Opozitar. Pankartat që ishin prezente në protesta lidhur me rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave”, “Sopoti”, ku protestuesit përcjellnin porosi shumë të qarta si duket Kasamit nuk i bënin përshtypje aq shumë, por ai në stilin e një politikani të etshëm për promovim personal, mbajti vetëm një fjalim shumë të zbeht politik që nuk është tipike për fjalim mbajtur nëpër protesta, pa mos i përmendur porositë që përmes pankartave ia përcillnin protestuesit prezent.

Nga ana tjetër kur para masës doli në foltore për të mbajur fjalim udhëheqësi i Këshillit Opozitar, Kim Mehmeti, pjesmarrësit në protestë në atë moment shprehën një paknaqësi dhe revolt, dhe menjëher pasi filloi me fjalimin e tij, protestuesit filluan ta braktisin vendin e protestës.

Nga ana tjetër gazetari dhe analisti Branko Geroski, që njihet si i afërt me opozitën maqedonase ka mbështetur protestën shqiptare dje para qeverisë duke thënë se do të gjejnë zgjidhje të mira për Maqedoninë atëher kur opozita shqiptare do të shfaq shenja uniteti mes tyre dhe jo si në rastin e djeshëm ku sipas tij u vërejt një përçarje e madhe në bllokun opozitar shqiptar, duke u vërejtur që këto protesta i përvetësoi Lëvizja BESA.

”Mbështetje për protestat e qeta të shqiptarëve para qeverisë dhe për ”Revolucionin Laraman” të cilat kanë temë shumë të rëndësishme. Jeni tolerant me dallimet. Dallimet janë natyrale, ata janë pasuri e jonë. Për ta do të flasim kur do të kemi atmosferë të qetë, kur do të rrëzojmë këtë regjim. Do të ulemi të flasim për zgjidhje më të mira për një Maqedoni të përbashkët” shkruan Geroski pas protestave të djeshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *