Home / Lajme / Botë / Banesa përfshihet nga zjarri, banorët hidhen nga kati i pestë (VIDEO)

Banesa përfshihet nga zjarri, banorët hidhen nga kati i pestë (VIDEO)

Një ngjarje dramatike ka ndodhur në qytetin Strunino, pranë Moskës në Rusi. Një banesë u përfshi nga zjarri ndërsa anëtarët e një familje për t’i shpëtuar flakëve u hodhën nga kati i pestë i saj.

Gjithçka u filmua me telefon nga banorët që ndodheshin poshtë pallatit, të cilët njëkohësisht u bënë edhe shpëtimtarët e familjes.

Apartamenti ku kishte rënë zjarri ndodhej në katin e pestë të pallatit dhe flakët u përhapën me shpejtësi, duke mos pritur deri në momentin që në ndihmë të familjes të vinin zjarrfikësit. Rreth 20 burra u mblodhën poshtë pallatit, të cilët i bënë thirrje anëtarëve të familjes të hidheshin nga ballkoni dhe ata t’i prisnin poshtë, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër për të shpëtuar.

Fatmirësisht ideja e banorëve rezultoi efikase dhe vetëm babai mori disa plagë dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën ë nevojshme mjekësore. Shkaqet e zjarrit ishin të paqarta.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *