Home / Kryesoret / Bankat kanë përfituar më shumë nga kriza politike në Maqedoni

Bankat kanë përfituar më shumë nga kriza politike në Maqedoni

Çfarë është kjo situatë? Në krizën politike në vend tre bankat më të mëdha në Maqedoni “Komercialna”, “NLB” dhe “Stopanska Shkup”, për tre muaj kanë profit prej 19.25 milionë euro dhe rriten të ardhurat e tyre neto nga kamatat, shkruan “Faktor”.

E pritshme “Stopanska Banka Skopje”, në çerekun e parë të vitit ka fitim më të madh në konkurrencën e tre bankave më të mëdha. Është e papritur dhe e habitshme se “Stopanska Banka Skopje” vet ka më shumë fitim nga dy bankat më të mëdha.

Bilanci i “Stopanska Banka Skopje” tregon se të ardhurat neto nga kamatat për tre muajt e parë janë 878.17 milionë denarë dhe është thuajse 55 milionë denarë më e madhe nga të ardhurat që ka arritur vitin e kaluare. Banka është mirë edhe me të ardhurat neto nga taksat dhe provizionit dhe ato kapin vlerën e 228 milionë denarë.

Untitled

Në konkurrencë të tre bankave më të mëdha në vend, të ardhura neto më të mëdha nga kamatat ka “Stopanska Banka Sopkje” përpara “Komercialna Banka” dhe “NLB Tutunska Banka”.

Nga ana tjetër rezerva më të mëdha ka “Komercialna Banka” dhe ato kapin vlerën prej 394 milionë denarë, përderisa dy bankat e tjera kanë rezerva të cilat janë më të vogla për 125 milionë denarë. Transmeton/Portalb

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *