Home / Kryesoret / Banorët shqiptar të fshatit Kosturnik apelojnë deri te MASH: Duam shkollë

Banorët shqiptar të fshatit Kosturnik apelojnë deri te MASH: Duam shkollë

Banorët shqiptar të fshatit Korturnik të Kumanovës apelojnë deri te ministri shqiptar i Ministrisë së arsimit dhe shkencës që shkolla në fshatin Kosturnik të ndërtohet urgjentisht, transmeton TetovaSot.

Gjendja e mjerueshme e këtyre banorëve të cilët ende më shekullin XXI janë pa shkollë të tyre, i detyroi ata që të marrin një iniciativë private që vet të ndërtojnë shkollën shqipe në fshatin Kosturnik.

“Sot filloi ndërtimi i shkollës në fshatin Kosturnik – Kumanovë, kush ka mundësi të kontribuojë në ndërtimin e shkollës mund të kontaktoni me koordinatorin Fejzulla Latifi në: 071 23 41 37!”, u shpërnda një njoftim në rrjetin social në Facebook.

Përndryshe, këto banor me vet kontribute të dashamirëve e ndërtuan xhaminë e fshatit Kosturnik, tani kanë nisur edhe me vet iniciativë që të ndërtojnë shkollën e fshatit.

Edhe pse ndërtimi i shkollave është në kompetencë të ministrisë së arsimit dhe shkencës, ata nuk mund të presin ende që të ngelin të papërfillur nga ky pushtet dhe fëmijët të mos kanë ku të mësojnë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *