Home / Kryesoret / BDI del kundër protestave të sotme për Drejtësi, të thirrura nga Këshilli Opozitar

BDI del kundër protestave të sotme për Drejtësi, të thirrura nga Këshilli Opozitar

Bashkimi Demokratik për Integrim, vlerëson se protestat paqësore janë instrumente demokratike për të shprehur pakënaqësi të caktuara, dhe të njëjtat paraqesin të drejta kushtetuese të qytetarëve, megjithatë e njëjta nuk e përkrahë marshin protestues të sotëm të iniciuar nga Këshilli Opozitar, sepse sipas tyre bëhet fjalë për “keqpërdorimin e datave të caktuara me rëndësi historike, siç është 9 Maji – Dita e Evropës dhe kundër keqpërdorimit të fatkeqësisë së atyre që pësuan në Kumanovë më 9 maj të vitit të kaluar”.

“Nuk mund të përkrahim keqpërdorimin e datave të caktuara me rëndësi historike, siç është 9 Maji – Dita e Evropës, dhe jemi kundër keqpërdorimit të fatkeqësisë së atyre që pësuan në Kumanovë më 9 maj të vitit të kaluar. Shqetësimi ynë është se me këtë rast, për përfitime të ulëta politike, subjekte të caktuara parapolitike, pa kurrfarë përgjegjësie, dhe pa kurrfarë adrese, thirrin popullin në protesta, të cilat nuk dihet në mulli të kujt e shpien ujin. Andaj, u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të Republikës së Maqedonisë, që të jenë të matur dhe të rezervuar ndaj këtyre provokimeve të ulëta, që bëhen nga individë dhe subjekte të papërgjegjshme. BDI, është duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet e veta, për zgjidhjen sa më të shpejtë të krizës politike në vend me mjete demokratike”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *