Home / Kryesoret / BDI kërcënon: Nëse nuk ka zgjedhje më 5 qershor, e kthejmë Qeverinë me VMRO-DPMNE

BDI kërcënon: Nëse nuk ka zgjedhje më 5 qershor, e kthejmë Qeverinë me VMRO-DPMNE

Nëse nuk ka marrëveshje midis VMRO-DPMNE dhe LSDM, për BDI më real është opsioni i kthimit të Qeverisë së Gruevskit dhe Ahmetit dhe mbajtjes së zgjedhjeve në vitin 2018, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Burime partiake nga Reçica e vogël për Dnevnik kanë thënë se nëse nuk mbahen zgjedhjet më 5 qershor, atëherë kjo do të thotë shlyerje definitive e Marrëveshjes së Përzhino.

Në situatë të tillë, thonë burimet e njëjta, në BDI janë të përgatitur të kthehen në qeverinë e VMRO-DPMNE me kusht të shpëtohet Prokuroria Speciale Publike dhe Komisioni shtetëror zgjedhor.
Nga BDI siç njofton Dnevnik, paralajmërojnë që gjatë kësaj jave do të dalin me qëndrim për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Në pajtim me afatet kohore të KShZ, partitë gjatë ditës së nesërme duhet ti paraqesin anëtarët e tyre në këshillat zgjedhor. Ky është dhe hapi i parë i cili në një farë mënyre mund të jep një lloj përgjigjeje ndaj pyetjes nëse partia do të merr pjesë në zgjedhje./Telegrafi

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *