Home / Sport / Bell i përgjigjet Serbisë: UEFA nuk ka frikë nga padia

Bell i përgjigjet Serbisë: UEFA nuk ka frikë nga padia

Drejtori për çështje ligjore në UEFA, anglezi Alasdair Bell ka vazhduar ta mbrojë Kosovën edhe pas pranimit në të dhe paralajmërimit për padi nga Serbia, raporton KTV.

Duke qenë njohës i mirë i çështjeve ligjore, Bell ka thënë se UEFA është e qetë përballë kërcënimit të Serbisë.

“Mund të ketë një apel në CAS, po e them këtë nga aspekti ligjor. Kjo nuk është diçka që ne kemi frikë, sepse ne këtu kemi marrë një vendim demokratik për një çështje sportive. Pyetja e parë ishte nëse Kosova i plotëson kushtet për t’u bërë anëtare e UEFA-s dhe përgjigjja, sipas nesh, ishte PO. Pyetja e dytë ishte nëse shtetet anëtare e donin Kosovën pjesë të UEFA-s dhe ato sot votunan “për”. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me çështje ligjore, por kjo nuk më shqetëson në aspektin ligjor”, ka thënë Bell.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *