Home / Kryesoret / BESA, takim me aktivistët në Saraj

BESA, takim me aktivistët në Saraj

Lëvizja BESA ka organizuar një koktej rasti me aktivistët e saj, në një nga lokalet e Sarajit të Shkupit. Ky koktej, ndër të tjera është realizuar në vazhdën e aktiviteteve të BESËS për të bashkëbiseduar me qytetarët, aktivistët dhe anëtarët, për t’i dëgjuar brengat dhe hallet nga afër, dhe të kërkohet zgjidhja e tyre, përmes Platformës “Ridefinimi”.

Kryetari i BESËS, Bilall Kasami, me këtë rast ka falenderuar aktivistët e Lëvizjes për punën e jashtëzakonshme e të palodhshme që realizojnë në teren, dhe kjo më së miri u pasqyrua me protestën madhështore me mbi 30 mijë protestues të organizuara nga Këshilli Opozitar (pjesë e së cilës është edhe BESA) më 9 Maj. Ai ka thënë se strukturimi i BESËS është duke vijuar me dinamikën e duhur dhe se vazhdimisht si subjekt janë në kontakt me shqiptarët e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *