Home / Kryesoret / Burg nga dy deri në 4,5 vite për të akuzuarit në rastin “Celula”

Burg nga dy deri në 4,5 vite për të akuzuarit në rastin “Celula”

Dënime me burg prej dy deri në 4,6 vite u shqiptoi sot Gjykata Penale të akuzuarve në rastin “Celula”.

Sipas vendimit të Gjykatës, të gjithë janë fajtorë për veprën e njejtë penale, “pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, fraksione paraushtarake ose parapolicore”. I.F. mori dënim me burg prej 4,6 vite, A.A. 3,1 vit, E.R. katër vite, ndërsa I.M. dhe S.S. u janë shqiptuar nga dy vite burg.

Gjykata Themelore Shkupi 1, siç kumtoi, i shpalli fajtorë të gjithë pesë të akuzuarit siç edhe vetë ata, vullnetarisht, u prononcuan në sallën e gjykatës.

Paraprakisht në seancën e Këshillit për vlerësim të aktakuzës të mbajtur më 11 mars të këtij viti edhe gjashtë të akuzuarit e tjerë të përfshirë me të njejtën aktakuzë, e pranuan fajin për veprat që ngarkohen dhe u dakorduan me prokurorinë, ndërsa gjykata mori aktvendim në bazë të propozim-marrëveshjes me të cilën të gjithë gjashtë të akuzuarit u shpallën fajtorë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *