Home / Kryesoret / Diplomohet gjenerata e 12-të e studentëve në UEJL në Tetovë

Diplomohet gjenerata e 12-të e studentëve në UEJL në Tetovë

Mbi 500 studentë të drejtimeve të ndryshme në UEJL- kanë hedhur kapelat e tyre të diplomimit në ceremoninë solemne që organizohet çdo fund viti nga ky universitet.

 Kjo është gjenerata e dymbëdhjetë e UEJL-së, që nga themelimi. Rektori Zamir Dika, tha me këtë rast se të diplomuarit ne UEJL po ndryshojnë realitetin e shoqërisë.
“Jini krenarë për këto gjurmë të universitetit ku ju keni studiuar. Por, njëkohësisht dijeni se kjo në vete përbën edhe një përgjegjësi më shumë në supet tuaja si të diplomuar të këtij Universiteti. Unë besoj fort se të diplomuarit e Universitetit të Evropës Juglindore po ndryshojnë realitetet e shoqërive tona dhe me injektimin e gjeneratës së dymbëdhjetë, “goditja” intelektuale do të jetë edhe më e fuqishme për të drejtuar këtë anije ballkanike drejt ujërave të vlerave euro-atlantike”, tha Zamir Dika, rektor i UEJL-së.
Ministri I arsimit Pishtar Lutfiu, theksoi se ministria që ai drejton do të jetë gjithmonë në përkrahje të universiteteve dhe në mbështetje të tyre.
“Ky Universitet është edhe promotori i ndryshimeve dhe ideve përparimtare për ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë. Promotor i vlerave kombëtare dhe demokratike. Qendër e nxënies së dijes dhe arenë e garës për më shumë cilësi. Për ne, cilësia në sistemin arsimor mbetet kushti kryesor për integrimin e suksesshëm të Maqedonisë në BE dhe në shkëmbimet ekonomike, arsimore dhe kulturore evropiane të vendit”, tha Pishtar Lutfiu, ministër i arsimit dhe shkencës.
Rektori Dika u dha 12 këshilla studentëve të gjeneratës së dymbëdhjetë . Jeta është plot sfida u tha ai studentëve por e rëndësishme është që gjithnjë të ecni me kokën lart.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *