Home / Kryesoret / Dita botërore kundër pirjes së duhanit

Dita botërore kundër pirjes së duhanit

Me rastin e Ditës Botërore kundër pirjes së duhanit, Skopje Citi Moll në bashkëpunim me EPSH Instituti për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit organizojë sot teste falas për të gjithë qytetarët.

Ekipi mjekësor i EPSH prej orës 11 deri në orën 14, në Skopje Citi Moll, do të kryejë matjen e vlerës së karbon monoksidit në frymën e nxjerrë, në prani të oksigjenit në gjak dhe të vlerës së rrjedhës ekspiratore maksimale.

Siç informojnë organizatorët, qytetarët do të mund ta plotësojnë pyetësorin me të dhëna të përgjithshme për shprehitë e pirjes së duhanit, ndërsa me ndihmën e personave mjekësorë dhe listave që kanë të bëjnë me pirjen e duhanit dhe mundësisë për llogaritjen se sa janë harxhimet e tyre për pirjen e duhanit dhe cilat janë përfitimet nëse heqin dorë nga pirja e duhanit. Përderisa gjatë hetimit të parë qytetarët marrin vlera më të larta se 7 atëherë do tu bëhen edhe kontrolle të tjera me qëllim që të marrin të gjitha informatat e nevojshme për shëndetin.

Njëkohësisht do të zbatohet edhe aksioni “Hiq dorë nga cigaret, merr libër dhe edukohu për shëndetin” nga i cili që të gjithë që do t’i hedhin kutit e veta me cigare do të marrin nga një libër nga shtëpia botuese “Prosvetno Dello” për shëndetin./MIA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *