Home / Kryesoret / Dy protestues që demoluan zyrën e presidentit Ivanov sot do të gjykohen

Dy protestues që demoluan zyrën e presidentit Ivanov sot do të gjykohen

Dy protestues që janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale, pjesëmarrje në protesta, sot do të ulen në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore Shkupi 1, transmeton TetovaSot.

Protestuesit u arrestuan me 14 prill për shkak të ekzistimit të dyshimeve se gjatë kohës së protestave të pa paralajmëruara ku kanë marr pjesë rreth 2.000 qytetar, kanë hedhur me lëndë të forta, e kanë thyer inventarin dhe kanë bërë dëme tjera në pjesën e jashtme dhe të brendshme të zyrës popullore të presidentit të R.M.-së duke krijuar dëme të dukshme.

Të dyshuarve N.A.(30) dhe F.N.(30) fillimisht iu caktua paraburgimi shtëpiak prej 8 ditëve, që iu vazhdua edhe për 30 ditë tjera.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *