Home / Lajme / Maqedoni / Ekspozit në Shkup kushtuar Adem Demaçit

Ekspozit në Shkup kushtuar Adem Demaçit

Galerija Kombëtare e Maqedonisë në kuadër të kremtimeve për Vitin kushtuar Adem Demacit në 80-vjetorin e lindjes me Bibliotekën Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizojn nje aktivitet kulturor ekspozitë kushtuar 80 vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquar shqiptar dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

Hapja do të mbahet në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, në objektin e Çifte hamamit më 27 Maj 2016, e Premte në ora 12:00.

Fotografitë nga ekspozita “Adem Demaçi – Jeta dhe veprimtaria atdhetare e kulturore”, do të mund të vizitohen përgjatë një jave
Demaçi shquhet për aktivitetin e tij politik kundër regjimit jugosllav, për çka ishte mbajtur 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë.

Në vitin 1991, Parlamenti Evropian e kishte nderuar atë me çmimin Saharov, duke e radhitur atë në mesin e personaliteteve të njohura botërore, gjurmët e së cilit do të mbesin në histori.

Më së miri, Demaçi njihet si udhëheqës i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995 dhe si zëdhënës i UÇK-së gjatë periudhës 1998/1999.
Kjo ekspozitë është organizuar nga Shoqata e të Burgosurve të Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ” Pjetër Bogdani”, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Historisë “ Ali Hadri”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *