Home / Kryesoret / Emri i Maqedonisë do të ndryshojë deri më 8 korrik

Emri i Maqedonisë do të ndryshojë deri më 8 korrik

Emri i Maqedonisë do të ndryshojë deri më 8 korrik dhe përafërsisht deri atëherë do të ndodhë “federalizimi funksional” i Maqedonisë përmes zyrtarizimit të gjuhës shqipe në mbarë territorin e vendit. Kështu parashikon gazetarja Mirka Velinovska, e afërt me qeverinë VMRO-BDI, transmeton “Lajm”. Në një tekst përplot me teori konspiracioni, Velinovska vlerëson se ndryshimi i emrit dhe gjetja e një “emri laraman” është qëllimi i “Revolucionit Laraman”.

“Nëse pyetni veten pse po ndodh ky revolucion laraman, që e dizajnoi ombrella amerikane (porositëse e operacionit special) kur veçmë nuk është për zgjedhje, përgjigja është si në vijim. Pakoja e Nulandit, Bejlit, Federika Mogherinit dhe Aivo Oravit, si dhe i nën-zbatuesve Zaev, Ahmeti dhe Thaçi është që Maqedonisë t’i gjendet një emër laraman. Në fakt e gjithë lufta hibride është paramenduar me atë qëllim të vetë, SHBA-të luftojnë që përmes ndryshimit të regjimeve të ruajnë epërsinë territoriale kundrejt Moskës dhe Pekinit”, analizon Velinovska.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *