Home / Kryesoret / Fabrika e aferave, sot pritet aktgjykimi për Çaushin

Fabrika e aferave, sot pritet aktgjykimi për Çaushin

Gjykata Penale sot do ta bëjë publike vendimin për Zahir Beqirin i njohur si Çaushi dhe vëllain e tij Imer Zeqiri, të cilët dyshohen për rastin “Fabrika e aferave”, përkatësisht falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave dhe dokumenteve të tjera.

Në fjalët e tija të fundit të seancës së djeshme, ai e ka akuzuar udhëheqësinë më të lartë të MPB-së, se ata e kanë shpikur këtë aferë dhe sipas tij është rast i montuar politik, njofton Portalb.
Mbrojtja e Bekirit ka kërkuar lirimin e tij, ndërkaq kompjuterët që janë gjetur te ai, janë vendosur me qëllim

Ndërkohë Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit me arsyetimin se veprat për të cilat ngarkohen janë serioze, ndërsa të gjitha provat janë siguruar në mënyrë të rregullt dhe se nuk bëhet fjalë për proces të montuar. Gjyqi për “Fabrikën e aferave” nisi në prill të këtij viti, ndërsa si dëshmitar kryesor ishte gazetari Lubisha Arsiq, i cili i pari e bëri publik skandalin, pasi një burim anonim i kishte dhënë atij 105 letërnjoftime të falsifikuara.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *