Home / Kryesoret / “Fajnenshëll tajms”: Forcat e NATO-s për reagim të shpejtë nuk janë mjaft të gatshme për luftë kundër Rusisë

“Fajnenshëll tajms”: Forcat e NATO-s për reagim të shpejtë nuk janë mjaft të gatshme për luftë kundër Rusisë

Forcat e reja për reagim të shpejtë të NATO-s, në përbërje të të cilit ka rreth pesë mijë persona, nuk do të mund të sistemohen në Evropën lindore në rast të luftës kundër Rusisë,  tregojnë parashikimet e Aleancës, shkruan gazeta “Fajnenshëll tajms”.

“Ato forca do të ishin shumë të rëndësishme në fazën e sistemimit, që të mund të shfrytëzohen në Poloni ose në vendet baltike”, deklaruan për gazetën  dy gjeneralë anonimë të NATO-s, të cilët janë mirë të njohur me planifikim ushtarak dhe logjistik të Aleancës.

“Vendimi i Rusisë në mënyrë drastike do t’i rrisë forcat e saj ushtarake në enklavën baltike, Kaliningrad, mes Polonisë dhe Lituanisë, si dhe resurset ushtarake në kufirin rus do të thotë se forcat për reagim të shpejtë të NATO-s janë nën kërcënim të shtypen edhe para se të përgatiten për veprime luftarake, nëse mundohen të sistemohen në lindje të lumit Oder”, deklaroi njëri nga gjeneralët.

Gazeta thekson se pikërisht mungesat e forcave të NATO-s për reagim të shpejtë janë një nga arsyet kryesore për vendim të Aleancës që të sistemojë më shumë ushtarë për qëndrim të përhershëm në krahun lindor.

Pritet në Samitin në Varshavë në korrik vendet e NATO-s të miratojnë seri të masave për përmirësimin e gatishmërisë së Aleancës për mbrojtje praktike territoriale. Një nga masat kryesore, të cilat shqyrtohen është sistemimi i katër bataljonëve në tre republikat baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, si dhe Polonia

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *