Home / Kryesoret / Familja e varfër nga Gostivari kërkon ndihmë për një shtëpi të vogël

Familja e varfër nga Gostivari kërkon ndihmë për një shtëpi të vogël

Sot në Teplicë të Gostivarit me nismë të Shoqatës Humanitare Dora e Ngroht apo me angazhimin e madh dhe të palodhshëm të kryetares së kësaj shoqate Mimoza Halili Lumani do të bëhet hapja e themeleve për ndërtimin e shtëpisë së re për familjen e Xhevat Ibrahimit.

Kjo familje pesë anëtarëshe disa dekada po jeton në një shtëpi shumë të vjetër në kushte mizore për shkak se e njëjta nuk i plotëson as kushtet elementare për jetesë.

Ktyetarja e Shoqatës Humanitare Dora e Ngroht Z.nj Mimoza Halili Lumani i fton të gjithë njerëzit e mire, bamirës dhe shpirt mirë që të ndihmojnë me qëllim që kësaj familjeje nevojtare për një shtëpi me kushte normale ti kthehet normaliteti, gëzimi dhe lumturia.

I ftoj të gjithë ata njerëz human dhe shpirtmirë që të ndihmojnë.Këtë le ta bëjnë për hire të respektit ndaj anëtarëve të kësaj familjeje por edhe për hirë të Perendisë tha për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, Kryetarja e Shoqatës Humanitare “Dora e Ngrohtë”, Mimoza Halili Lumani.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *