Home / Kryesoret / Fillon fushata për zgjedhjet e 5 qershorit

Fillon fushata për zgjedhjet e 5 qershorit

Sipas Librit të afateve për kryerjen e veprimeve zgjedhore, sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor. Fushata zgjedhore do të zgjasë deri më 3 qershor në orën 24:00.

Fushata zgjedhore, siç qëndron në Librin e afateve, parashikon tubime publike dhe ngjarje tjera publike të organizuara nga ana e pjesëmarrëse në zgjedhje, vendosje publike të posterave, video prezantime në vende publike, prezantim medial dhe interneti, distribuim të materialëve të shtypura dhe prezantim publik të kandidatëve të konfirmuar nga organet kompetente zgjedhore dhe programet e tyre.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor, për pjesëmarrjen në zgjedhjet më 5 qershor e konfirmoi vetëm listën e kandidatëve të VMRO-DPMNE-së dhe partnerëve të koalicionit.

Lista të kandidatëve parashtroi edhe Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM) , por për shkak parregullsive të konstatuara KSHZ-ja solli vendim t’i hedh poshtë. Gjithashtu KSHZ-ja i hodhi poshtë edhe listat e kandidatëve të Partisë Socialdemokrate të Maqedonisë (PSM), me kërkesë të partis

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *