Home / Kryesoret / Garet: Marrëveshja e Përzhinos nuk është e vdekur

Garet: Marrëveshja e Përzhinos nuk është e vdekur

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Garet në rrjetin social “Twitter” ka shkruar se Marrëveshja e Përzhinos nuk është e vdekur.

“Jo, Përzhino nuk është e vdekur dhe e varrosur. Ende është kornizë e vërtetë për zgjidhje të qëndrueshme”, ka shkruar Garet.

Reagimi i ambasadorit britanik është në linjë të njëjtë me atë të përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme, Frederika Mogerini dhe eurokomesarit për zgjerim, Johanes Han, të cilët dje në një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e aktiviteteve për zgjedhje, kanë porositur se Marrëveshja e Përzhinos edhe më tej është mënyra më e mirë për vendin që të del nga kriza e tanishme politike. Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që menjëherë të tërhiqet vendimi i presidentit Gjorge Ivanov për falje dhe njëkohësisht t’i jepet mbështetje Prokurorisë Speciale që ta kryej punën e saj deri në fund.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *