Home / Kryesoret / Gjykata Kushtetuese sot do të vendos nëse anulimi i zgjedhjeve është në përputhje me Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese sot do të vendos nëse anulimi i zgjedhjeve është në përputhje me Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese sot duhet që të miratoj një vendim përfundimtar nëse anulimi i shpërbërjes së Parlamentit është anti kushtetues ose jo.

Pasi që javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese ngriti një procedurë për vlerësimin e kushtetushmërisë së Vendimit për shpërbërjen e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, sot pritet që ta miratoj vendimin përfundimtar.

Javën e kaluar, gjykatësit kushtetues njëzëri sollën vendim që Gjykata Kushtetuese të nis një procedurë për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Vendimit për shpërbërjen e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë nga 18 janari dhe Vendimin e zëvendësimit të Vendimit për shpërbërjen e Parlamentit nga 23 shkurti.

Gjykata caktoi një masë të përkohshme, gjegjësisht solli Vendim për ndërprerjen e të gjitha akteve dhe veprimeve që merren në bazë të Vendimit për shpërbërjen e Parlamentit.

Ashtu si sqaruan nga Gjykata, kjo nënkupton se duhet që të ndërpriten aktet dhe veprimet që dalin nga këto vendime./

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *