Home / Kryesoret / Gjykimi për protestuesit shtyhet, do të gjykohen pak para 9 majit

Gjykimi për protestuesit shtyhet, do të gjykohen pak para 9 majit

Përfaqësuesi i Prokurorisë Publike sot në procesin gjyqësor kundër të akuzuarve Nikolla Aziranovski dhe Filip Nakovski erdhi i pa përgatitur dhe me një dëm të pa precizuar e cila është kryer nga dy personat, të cilët sipas Prokurorisë Themelore Publike kanë qenë pjesë e grupit që e kanë demoluar zyrën e presidentit Gjorgje Ivanov, transmeton TetovaSot.

Gjykatësja Vesna Petrovska-Tagasovska përfaqësuesit të Prokurorisë Themelore Publike i dha kohë dy ditë për ta precizuar dëmin, ndërsa procesin e shtyu për të premten, pak para protestës së 9 majit, të paralajmëruar nga Këshilli Opozitar.

Arizanovski dhe Nakovski janë të akuzuar për pjesëmarrje në protesta. Ata bashkërisht me protestuesit e tjerë akuzohen se e kanë demoluar zyrën e presidentit Gjorgje Ivanov duke shkaktuar dëme prej 880.000 denar ose 15.000 euro.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *