Home / Lajme / Kronika e zezë / Grabitet një market në Tetovë

Grabitet një market në Tetovë

Mbrëmë rreth orës 4 të mëngjesit, persona të panjohur kanë kryer vjedhje në marketin “Kiper” që ndodhet lagjen Drenovec të Tetovës, njofton SPB-Tetovë.

Pasi më forcë e kanë hapur drën e jashtme të objektit, në pronësi të 28-vjeçarit B.J nga Tetova, në brendësi të marketit kanë marrë dy kasat, në të cilin ka pasur 4,000 denarë. Më pas është ndezur sistemi i alarmit, kurse hajdutët kanë ikur nga vendi menjëherë.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi për të dhënë një pasqyrë dhe janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për zbulimin e autorëve.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *