Home / Kryesoret / Greva e administratës gjyqësore do vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave

Greva e administratës gjyqësore do vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave

Sindikata e gjyqësorit paralajmëroi kallëzim penale kundër kryetarit të Gjykatës Penale të Shkupit, Vladimir Pançevski, sekretarit gjyqësor dhe një polici. Sipas kreut të Sindikatës së administratës gjyqësore Pece Grujovski, ata kanë kryer presion ndaj të punësuarve në Gjykatën e Shkupit 1 që mos të dilet në grevë.

“Duket se ka presione nga kryetari i gjykatës, sekretari dhe polici Dragan Josevski, i cili me aminin e kryetarit të gjykatës u është kërcënuar punonjësve me kallëzime penale. Punonjësit pavarësisht kësaj nuk do të lëshojë pe para presioneve. Ata i detyrojnë të nënshkruajnë disa deklarata dhe nga këto shkaqe sindikata do ta shqyrtojë mundësinë që kundër kryetarit të Gjykatës Themelore Shkup 1, Vladimir Pançevski dhe Dragan Josevski, polic gjyqësor, të ngremë kallëzim penal”, deklaroi Peco Grujovski, kryetar i SPOGJ.

Reagoi Gjykata Shkup 1 duke mohuar se kryetari i gjykatës ka ushtruar presione. “Vetëm 15 nga të punësuarit janë anëtarë të sindikatës së dhe pikërisht ata kanë ushtruar presion mbi punonjësit e tjerë për të shkuar në grevë”, njoftojnë nga Gjykata Penale.

“Me këto gënjeshtra të deklaruara dhe manipulime, deklaratat spektakolare dhe konstruksione për presion mbi punonjësit në gjykatë vetëm se konfirmohet besueshmëria e atyre që japin deklarata të tilla bombastike në frymën e atmosferës aktuale në shtet”, thanë përmes një reagimi me shkrim nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Administrata gjyqësore është në ditën e dytë të grevës. Ata i procedojnë vetëm rastet emergjente. Njoftimet e SPOGJ-it janë se greva do të vazhdojë deri në rritjen e pagave për 35 për qind.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *