Home / Kryesoret / Hajndëll u takua me Zaevin dhe Sheqerinskën

Hajndëll u takua me Zaevin dhe Sheqerinskën

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe nënkryetarja e partisë, Radmilla Sheqerinska, sot në mëngjes u takuan me të dërguarin special nga Gjermania për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, Johanes Hajndëll, në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup.

Në takim është biseduar për krizën në Maqedoni dhe mënyrat se si është e mundur të zgjidhet kjo çështje.

Pas takimit me anëtarët e LSDM-së, në Ambasadë ka edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Dje i dërguari special i Gjermanisë, Hajndëll, ka pasur takim me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me ministrinë e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

Pritet që Hajndëll sot të takohet edhe me euro-ambasadorin Aivo Orav, pas së cilës do të mbarojë dhe takimi dyditor në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *