Home / Kryesoret / Hajndl: Abolimi duhet që të tërhiqet në tërësi

Hajndl: Abolimi duhet që të tërhiqet në tërësi

Përfaqësuesi special i Gjermanisë për Maqedoninë, Johanes Hajndl insiston në atë se Marrëveshja e Përzhinos është një bazë e mirë për gjetjen e zgjidhjes për krizën politike në Maqedoni,.

“Zgjidhjet dalin nga Marrëveshja e Përzhinos që jep parametra të qarta për të cilat partitë u obliguan qysh nga vera e kaluar”, theksoi Hajndl.

Ministri shtetëror gjerman Mihael Rot javën e kaluar nga Brukseli shprehu “ shqetësimin ekstrem për gjendjen e brendshme politike në Maqedoni” dhe porositi se nuk guxon më shumë që të vendoset “ në test durimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian”.

Hajndl e ndan qëndrimin e tillë dhe theksoi se BE-ja dhe Gjermania duan që t`i ndihmojnë vendin për të gjetur dalje nga kriza, por në rrugë duhet që të ecin vet. Hapi i parë në atë rrugë, sipas përfaqësuesit gjerman, duhet që të jetë tërheqja e amnistisë së presidentit Ivanov.

“Amnistia e muajit prill për politikanët nga ana e presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov i hodhi poshtë ato tentime dhe nuk është në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinos. Pastrimi i listave zgjedhore, sigurimi i pavarësisë në medie dhe mundësimi i qasjes së njëjtë te to për të gjitha partitë, janë kushte pa të cilat nuk mund të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike”, theksoi Hajndl.

Ai potencoi se duhet që të sigurohet puna e vazhdueshme dhe pa pengesa e Prokurorisë Speciale Publike, ndërsa të gjithë të dyshuarit nga skandali i përgjimeve të japin llogari para ligjit.

Hajndl nuk e përjashton mundësinë nga pasojat për të gjithë ata individ që do t`i pengojnë ndryshimet dhe flet për afate të qarta ku duhet që të kryhen obligimet

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *