Home / Kryesoret / Han: Vetëm zgjedhjet e besueshme janë zgjidhje për krizën

Han: Vetëm zgjedhjet e besueshme janë zgjidhje për krizën

Mbajtja e zgjedhjeve në Maqedoni është e rëndësishme por ato duhet të jenë të pranuara nga bashkësia ndërkombëtare, kështu ka deklaruar euro-komisari për politikë fqinjësore dhe për zgjerim Johannes Hahn në një intervistë për REL. Han thotë se se vetëm zgjedhjet e besueshme janë zgjidhje për krizën në vend.

“Kjo do të thotë se duhet të ketë listë të pastruar zgjedhore, zgjedhjet duhet të jenë pa frikësim të kandidatëve, partive, personave. Kjo është ajo që ka rëndësi për momentin”, ka thënë Han.

Në pyetjen se a ka shpëtim Marrëveshja e Përzhinës edhe përkundër protestave, Han ka thënë se ende ekziston mundësia që kjo marrëveshje të shpëtohet.

“Ka. Kemi pasur përvojë kur zakonisht të gjithë afatet e ndryshme ishin përmbushur ashtu siç ishin akorduar që në fillim, ose me pak vonesë. Prandaj beteja finale është të ketë zgjedhje”, deklaroi han.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *