Home / Kryesoret / Hojt Ji: Të mbizotërojë sundimi i ligjit dhe demokracia pluraliste

Hojt Ji: Të mbizotërojë sundimi i ligjit dhe demokracia pluraliste

Me vendimin për abolim është varrosur sundimi i së drejtës dhe parimi i përgjegjësisë. Abolimi nuk i ka shkaktuar Maqedonisë vetëm dëm të brendshëm por edhe kredibilitetit të saj, si vend që synon integrimin në strukturat euro-atlantike. Ji kërkon nga liderët e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës që menjëherë të ndërmarrin masa që të përmirësohet gjendja e shkaktuar me abolimin dhe atë ta bëjnë në mënyrë të qartë dhe pa humbur shumë kohë.

“Derisa nuk ka përgjegjësi për keq bërjet e dala nga përgjimet dhe krimet tjera, Maqedonia do ngecet e zhytur në këtë krizë dhe nuk do të bëjë asnjë përparim në qëllimet e saja përfshirë inkuadrimin në NATO dhe institucionet e BE-së. Është jetike qe liderët të veprojnë urgjentisht qe ta rregullojnë dëmin e këtyre faljeve dhe qe të bëhet kjo në mënyrë qe është e kapshme dhe e qartë dhe sa më urgjente që është e mundur”, deklaroi zv/ndihmësi sekretar i SHBA-ve, Hojt Brajan Ji.

Në këtë drejtim, Ji kërkoi që partitë ta përkrahin pa rezervë punën e institucioneve që sigurojnë sundimin e ligjit, përfshirë edhe Prokurorinë Speciale Publike.

“Vendi duhet të ketë institucione që sigurojnë drejtësinë. Të gjitha këto institucione duhet të kenë mundësinë që ta bëjnë punën e tyre sipas kushtetutës dhe ligjeve. Duam ta shohim, si për PSP-në, si për institucionet tjera që sigurojnë sundimin e ligjit, të jenë të liria për të bërë punën e tyre pa ndërhyrje nga partitë politike apo institucionet tjera. Duam të shohim se kanë mjaft resurse për të kryer punën dhe nëse kjo ndodh atëherë kemi besim se do të ketë përmirësim të sundimit të ligjit dhe përmirësim të cilësisë së demokracisë në Maqedoni”, tha Hojt Ji.

Zyrtari i lartë amerikan refuzoi të komentojë kthimin e përbërjes së vjetër qeveritare pas vendimit të fundit për shtyrje të zgjedhjeve të qershorit. Siaps Ji, nuk i përket asnjë të huaji të ndërhyjë në atë se kush qeverisë vendin. Mirëpo rikujtoi pa hezitim, se vendi duhet të zbatojë të gjitha obligimet dhe reformat e dala nga marrëveshjet politike dhe të punojë drejt përparimit të vendit, i cili sipas tij ka shënuar ngecje në krahasim me vendet në rajon.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *