Home / Lajme / Kronika e zezë / I vodhi çantën me 10 mijë euro besimtarit në xhami, dënohet me 4,6 vite burg

I vodhi çantën me 10 mijë euro besimtarit në xhami, dënohet me 4,6 vite burg

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4, 6 vitë burg shtetasin Tom Ndoja i akuzuar nga prokuroria për vjedhje me pasoja të rëndë. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se i pandehuri Ndoja i ka vjedhur çantën me 10 mijë euro një besimtari teksa falej në xhaminë e Tiranës.

Sipas prokurorisë, Ndoja ka përfituar nga momenti i faljes së besimtarëve në xhami dhe nga mirëbesimi mes tyre duke vjedhur çantën e njërit prej besimtarëve, brenda të cilës gjendej shuma prej 10 mijë eurosh.

Vetë i pandehuri ka pranuar faktin se ka dashur të vjedhë çantën, por ka mohuar të ketë pasur në dijeni se brenda saj gjendje një shumë e tillë parash.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *