Home / Kryesoret / Ivanov: Edhe njëherë do ta sillja vendimin për falje

Ivanov: Edhe njëherë do ta sillja vendimin për falje

Linja e ndarjes kalon nëpërmjet partive dhe familjeve, ndërsa arsyet për këtë gjenden thellë në historinë e shtetit të ndarë e cila dikur llogaritej si udhëheqëse, vlerëson gazeta Frankfurter Algemajne Cajtung,.

Presidenti Gjorgje Ivanov i pyetur nëse përsëri do ta sillte një vendim për falje si me 12 prill, u përgjigj para se me përfunduar pyetjen:’Po’!

Pastaj ndodhi e kundërta e asaj që dikur e ka në fjalimin e tij:” Na duhet një paqësim nacional”.

Ivanov nuk është jashtë realitetit, ai vetëm po vepron në një realitet të ndryshëm. Biseda me të të çon në ndarjen e thellë të shoqërisë maqedonase e cila kalon nëpër familje, miq, komshinj dhe në histori ku janë të pjekura dhe dalin në pah dhuna dhe teoritë e konspiracionit, historia e maqedonasve, identiteti i të cilëve gjithmonë vihet në pikëpyetje nga fqinjët në veri, jug dhe lindje.

“Kjo atmosferë e konfliktit është vepër e Prokurorisë Speciale Publike”, theksoi Presidenti.

“Prokuroria Speciale Publike po heton në mënyrë selektive vetëm kundër partisë në pushtet”, deklaroi Ivanov.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *