Home / Kryesoret / Ja kush është përfaqësuesi special nga Gjermania për zgjidhjen e krizës në Maqedoni
Botschafter der Bundesrepublik Deutschland, Johannes Konrad Haindl

Ja kush është përfaqësuesi special nga Gjermania për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Vallter Shtajnmaer, ka emëruar përfaqësues special për Maqedoninë në të cilën do të duhet të ndërmjetësojë për zgjidhjen e çështjes politike. Këtë dje e ka publikuar Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë në profilin e saj zyrtar në Twitter, njofton Portalb.

Përfaqësuesi special është Johanes Hajndëll, ka lindur në vitin 1956 në Munih. Ka qenë gazetar, diplomat ndërsa nga korriku 2015 është ambasador i Gjermanisë në Austri.

Hajndëll ka punuar si gazetar në radion e Bavarisë, para se të hyjë në shërbimin diplomatik në vitin 1987.

Ka qenë i punësuar në ambasadën gjermane në Jugosllavi ndërsa më pas me këmbim është punësuar në Departamentin shtetëror amerikan.

Hajndëll mes viteve 2001-2004 ishte shefi i repartit për Ballkanin Perëndimor ndërsa në pas deri vitin 2006 përfaqësues për Evropën Juglindore dhe Turqinë para se emërohet zv- shef në misionin e SHBA-së nga viti 2009.

Nga 3 shtatori 2009 deri vitin 2011 ka qenë ambasador në Çeki ndërsa prej korrikut 2015 është ambasador gjerman në Austri.

Përndryshe, përfaqësuesi special, ashtu siç është publikuar në postimin e MPJ-së gjermane, në koordinim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, do të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës.

“Ministri për Punë të jashtë, Shtajnmaer ka emëruar përfaqësues special për Maqedoninë. Ambasadori Johanes Hajndëll do të koordinohet nga afër me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së për mbështetjen e përpjekjeve për ndërmjetësim”, thuhet në postimin e MPJ-së së Gjermanisë në Twitter.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *