Home / Lajme / Botë / Ja pse Muhamedi a.s asnjëherë nuk e ka thirrur ezanin?

Ja pse Muhamedi a.s asnjëherë nuk e ka thirrur ezanin?

Një fakt i rëndësishëm që duhet ta dimë është edhe ajo se i Dërguari i Allahut s.a.v.s asnjëherë nuk e ka thirrur ezanin. Dijetarët islam përmendin disa arsyeje dhe urtësi për një vendim të tillë të Muhamedit a.s.

Disa dijetarë thonë se nëse i Dërguari i Allahut s.a.v.s do ta thirrte ezanin atëherë të gjithë ata që nuk do t’i përgjigjeshin do të dilnin prej feje, sepse nuk iu përgjigjën thirrjes së të Dërguarit të Allahut.

Disa dijetarë të tjerë përmendin arsyen se i Dërguari i Allahut ka qenë edhe da’i (thirrës) dhe nuk është mirë të dëshmojë për veten, ndërsa disa të tjerë thonë se në ezan përmenden fjalët: “Eshhedu enne Muhameden resulullah”, andaj nuk është caktuar që ai ta thirr ezanin. Megjithatë, sa i përket këtij qëndrimi, nuk është i drejtë sepse Muhamedi a.s në hutbet e tij ka thënë shehadetin.

Gjithashtu, thuhet se ezanin në ëndërr e pa dikush nga sahabët e jo ai, andaj i Dërguari i Allahut ua la të tjerëve ta thirrin atë.

Izuddin b. Abdusselam ka thënë: “I Dërguari i Allahut s.a.v.s nuk e ka thirrur ezanin sepse praktika e tij ka qenë që atë punë që e bën ta bëj në mënyrë të përhershme, ndërsa për shkak të angazhimit të tij maksimal me shpalljen, ai nuk ka mundur t’i përkushtohet plotësisht kësaj pune. Për këtë shkak edhe Omeri r.a ka thënë: “Nëse nuk do të isha halife, do ta thirrja ezanin.”

Shevkani në librin e tij “Nejlul Evtar” thotë se mos thirrja e ezanit nga ana e Muhamedit a.s. dhe katër halifëve të drejtë si dhe dalja e tyre imamë tregon se imameti është më i vlefshëm se thirrja e ezanit.

Aisheja r.a thotë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka pasur tre muezina: Bilallin, Ibn Mektumin i cili ka qenë i verbër dhe Ebu Mehzurin.

Bilalli r.a më shumti ka bërë muezin natën, ndërsa dy të tjerët në kohët të tjera të namazit.

Ibn Kajjimi në Zadul Mead, përmend se i Dërguari i Allahut ka pasur katër muezinë. Dy në Medine: Bilallin dhe ibn Mektumin r.a. Në Kuba Sa’d El Kuredh. ndërsa në Mekë Ebu Mehzure, emri i të cilit ishte Evs b. Mugire El – Xhehmi r.a. Allahu e di më së miri!

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *