Home / Lajme / Maqedoni / Ja si e cilëson situatën politike në vend ish ambasadori i BE-së Ervan Fuere

Ja si e cilëson situatën politike në vend ish ambasadori i BE-së Ervan Fuere

Mund të themi se demokracia tanimë nuk ekziston në Maqedoni. Ju dha mundësia vitin e kaluar të bëhet marrëveshje me ndërmjetësim të BE-së dhe ndihmën e SHBA-së, por të gjitha kushtet nuk u plotësuan. Tani kemi datë për zgjedhje, mirëpo kushtet ende nuk janë plotësuar për zgjedhje. Zgjedhjet vetëm do ta thellonin krizën dhe nuk do të krijonin bindje te qytetarët se Maqedonia po kthehet në rrugën demokratike. Kështu është shprehur ish ambasadori i BE-së në Maqedoni Ervan Fuere në pyetjen gazetareske se a është e njëjtë Maqedonia- në aspektin politik, sikur në kohën kur ai ishte ambasador këtu në Maqedoni, raporton Portalb.

Ai ka komentuar edhe vendimin e presidentit Ivanov për të aboluar politikanë të inkriminuar dhe bashkëpunëtor.

“Vendimi i kryetarit të shtetit të jep përshtypjen se ai është mbi ligjin. Ai me këtë dha mesazh se njerëzit që do ta shkelin ligjin do të jenë të lirë. Mendojë se duhet të tërheq këtë vendim”, tha Fuere, raporton Portalb.

“Mendoj se liderët duhet të bëhen së bashku, së bashku me shoqërinë civile për të siguruar kushte për zgjedhje që do të garantojnë se parregullsitë në të kaluarën nuk do të zënë më vend. Për momentin të njëjtat nuk janë të mundshme. Dialogu mes partive është i patjetërsueshme” potencoi ai.

Fuere i përkrahë protestuesit, sepse, siç thotë ai, shumica prej tyre janë viktimë e situatës. Ai është i mendimit se shoqëria duhet të përfshihet në negociata.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *