Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska i vrau tetë policët dhe i pagoi nga 70 mijë euro, tani i qanë?!

Jankullovska i vrau tetë policët dhe i pagoi nga 70 mijë euro, tani i qanë?!

Ish ministrja e Policisë, Gordana Jankullovska me rrastin e një vjetorit nga incidenti në Lagjen e Trimave përmes një postimi në Facebook ka shprehur respektin e madh ndaj tetë policëve të vrarë të cilët humbën jetën para një viti kur u konfrontuan me grupin e armatosur shqiptar.

Jankullovska shkruan se policët e vrarë do të jenë heronjtë e Maqedonisë. “Lavdi e përjetshme dhe respekt për heronjtë! Lubisha Arangjelloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilievski, Zharko Kuzmanovski, Isamedin Osmani, Sasho Smojllovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stoimenoviq, humbënjetën për Maqedoninë në operacion antiterrorist në Kumanovë më 9 dhe 10 maj 2015”, ka shkruar mes tjerash Jankullovska.

Ndryshe, Jankullovska dhe funksionarët më të lartë të VMRO-DPMNE-së nuk morën asnjë përgjegjësi politike së si është brenda 48 orëve betejë të humbin jetën pjesëtarët e njësiteve speciale dhe 47 të plagosen, pjesa më e madhe e tyre janë invalid. Kjo humbje e madhe për policinë maqedonase, Gruevski së bashku me Jankullovskën tentonin ta amortizojnë duke ju dhen nga 70 mijë euro si dëmshpërblim për familjarët e tyre.

Nga ana tjetër, askush nuk kërkon llogari nga Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë për këtë humbje të madhe të njësiteve speciale policore. Jo zyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për një kurth, ku viktima janë polic të pafajshëm. Në mesin e tyre gjendet edhe polici i vrarë nga Studeniçani i Shkupit, Isamedin Osmani./Tetova Sot

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *