Home / Kryesoret / Kadriu: Presidenti Ivanov është pengesë për krizën politike

Kadriu: Presidenti Ivanov është pengesë për krizën politike

Profesori universitar, Bekim Kadriu vlerson se Presidenti Ivanov është fajtor i krizës së madhe politike në Maqedoni. Sipas tij Presidenti i shtetit mund të tërheq vendimin për falje e cila në aspekt juridik nuk do të ishte mirë, mirëpo me këtë do të merrte fund kriza politike dhe do të përmbyllej anomalia juridike.

Ai këto komente i ka bërë një në intervistë për gazetën maqedonase “Utrinski”.

“Për fat të keq nuk ka ndonjë ilaç juridik kundër vendimit për falje dhe nuk ekziston ndonjë institucion tjetër kompetent i cili do të mund të diskutonte për ata vendime, në kuptimin se vallë a janë ato ligjore apo jo.

Vlersoj se Presidenti, Gjorge Ivanov mund të tërheq ato vendime,që nuk do të ishte mirë, mirëpo do të ishte një përfundim më pak i dhimbshëm për ta përmbyllur këtë anomali juridike.

Them keq për shkak se me këtë bëhet një presedan i keq për të ardhmen”, ka deklaruar mes tjerash profesori universitar, Bekim Kadriu.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *