Home / Kryesoret / Kaltrina Azizi: Njëherë u përkul te “branitellat”, tani te dëshmorët!

Kaltrina Azizi: Njëherë u përkul te “branitellat”, tani te dëshmorët!

Ish deputetja e BDI-së, Kaltrina Azizi, ka bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmoreve të UÇK-së. Ajo mes tjerash në profilin e saj në Facebook ka shkruar se dëshmorët e UÇK-së do të kenë respektin më të madh të mundshëm për sakrificën e tyre që dhanë për atdhe.

“Sot, në këtë ditë të shënuar të 5, Majit. Me përulësi kujtojmë sakrificën e të gjithë të rënëve për Atdhe . Me reflektim flasim duke menduar edhe sa punë na ka ngelur për ta përmbushur amanetin e tyre. Lavdi, Dëshmorëve të kombit,emrit dhe veprës së tyre”, ka shkruar Azizi.

Nëse pyetni veten a është e njëjta Kaltrina Azizi që para dy viteve u përkul te përmendorja e “branitellave”, përgjigja është pozitive. Azizi para dy viteve skandalizoi opinionin shqiptar, kur u përkul te përmendorja e “branitellave” maqedonas edhe pse është nga fshati Mateç, që u shkatërrua në vitin 2001. Nëse e ka ndërruar frizurën, mos të mendojë se e kemi harruar përkuljen e saj te “branitellat”.
Bile ju sjellim edhe videon nga përkulja e kësaj deputete me shokë shumë nga radhët e BDI-së te përmendorja e branitellave, por edhe fotografi të fshatit Mateç të rrënuar në vitin 2001.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *