Home / Kryesoret / Katër të dyshuar nga rasti “TNT” po merren në pyetje

Katër të dyshuar nga rasti “TNT” po merren në pyetje

Katër të dyshuar nga rasti TNT të cilin e ngriti Prokuroria Speciale qysh në mëngjes po merren në pyetje në Gjykatën Penale Shkupi 1.

Në mesin e tyre gjendet edhe e dyshuara e parë, inspektorja e ndërtimit nga Gazi Baba dhe tre anëtarët e komisionit komunal për furnizime.

Inspektorja është e dyshuar se ka sjell një vendim jo ligjor për prishjen e kompleksit Kozmos të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për të ardhme evropiane, Fiat Canoski.

Anëtarët e komisionit për furnizime ngarkohen për furnizimin e paligjshëm me dinamit përmes së cilës është prishur objekti.

Për të gjithë të dyshuarit, Prokuroria Speciale kërkoi që Gjykata Penale e Shkupit të sjell masën e sigurimit të prezencës në procedurë.

Në këtë rast janë të dyshuar më shumë njerëz, në mesin e të cilëve edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski, ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski si dhe kryetari aktual i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Por ato nuk janë duke u marr në pyetje, pasi që paraprakisht janë falur me vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *