Home / Kryesoret / Katër vjet nga aksioni policor

Katër vjet nga aksioni policor

1 Maji i vitit 2012, vazhdon të jetë i trishtë për familjarët e të burgosurve në rastin Monstra. Katër vite pas aksionit policor ku pesë shqiptarë u dënuan me burg të përjetshëm, familjet e tyre me dëshpërim kujtojnë momentin e hidhur të burgosjes së njerëzve të tyre më të afërt. Ata jetojnë me shpresën se një ditë e vërteta do të dalë në shesh për këtë rast të montuar sipas tyre.

Rasti monstruoz shkaktoi revoltë të madhe tek qytetarët, duke i shtyrë ata të ngrihen në protesta masive. Por Hajdari akuzon gjykatat se janë selektive, dënimet që u dhanë për protestat e rastit Monstra ishin me burg trevjeçar, ndërsa në protestat e tanishme dënimet janë me paraburgim shtëpiak. Për palën mbrojtëse të akuzuarit e kanë dëshmuar se janë të pafajshëm. Institucioni i vetëm tek i cili ata mbajnë shpresë është Prokuroria speciale.

Në fillim të aksionit megjithëse 20 personat e arrestuar përfshirë këtu edhe gra u cilësuan si terroristë nga Jankullvska, më vonë ato u liruan. Ndërsa për vrasjen e pesëfishtëve me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta. Vetëm i akuzuari Rami Sejdiu, në mungesë provash është liruar nga akuza . Ndërkohë dy të akuzuarit Halil Demiri dhe Agim Ismailoviq ishin dënuar në mungesë, ndërkohë që autoritet e Kosovës refuzuan ti ekstradonin në Maqedoni. Edhe pse pritej që “bombat” e Zaevit të zbardhin detaje të reja për këtë rast, akoma nuk është publikuar një gjë e tillë. Lideri i opozitës pati deklaruar se të gjitha materialet që ka pasur në dispozicion i ka dorëzuar tek Prokuroria Publike Speciale. Qytetarët shqiptarë disa herë kanë kërkuar që nëse ka ndonjë informacion për rastin Monstra të publikohet sa më parë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *