Home / Lajme / Botë / Klinton: Tramp nuk është i gatshëm të jetë president

Klinton: Tramp nuk është i gatshëm të jetë president

Pretendentja për kandidate të Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hilari Klinton, deklaroi se Donald Tramp nuk ka kualitet të jetë president amerikan, shkruan gazeta “Gardian”.

“Vetëm këtë javë ai arriti ta distancojë Britaninë e Madhe, një nga aleatët më të afërt të SHBA-së dhe e lavdëroi diktatorin koreanoverior”, deklaroi Klinton, duke i quajtur të dy deklaratat si “gabime kolosale”.

Ajo e përmendi edhe propozimin e tij që t’u ndalojë myslimanëve hyrje në SHBA.

Sipas Klinton, deklaratat e kandidatit të Partisë Republikane për president tregojnë se ai nuk ka kualitete, të cilat nevojiten për komandant suprem të forcave të armatosura, i cili do të luftojë kundër sulmeve siç janë ato terroriste, si ai, i cili mbrëmë solli deri te rrëzimi i aeroplanit “Ixhipt Er”, shton gazeta “Nju-Jork Tajms”.

Përveç kësaj, ajo u drejtua edhe deri te oponenti i saj Barni Sanders, i cili lufton kundër saj për nominim të kandidimit demokratik në zgjedhje, duke shtuar se përparësinë që e ka në krahasim me të është e paarritshme.

Nju-Jork Tajms” shton se përkrahësit e Sanders megjithatë janë gjithnjë e më shumë negativisht të disponuar ndaj kandidimit të Klinton.

Hulumtimi i “Nju-Jork Tajms” dhe Si-En-En tregon se tetë nga çdo dhjetë votues të republikanëve megjithatë duan që udhëheqësia partiake të qëndrojë pas Trampit, madje edhe nëse kanë mosmarrëveshje me të për çështje të caktuara politike.

“Me sulmet ndaj Partisë Demokratike, Barni Sanders luan lojë të rrezikshme, por nëse vazhdon, ai do të arrijë vetëm një, Donald Tramp do të zgjedhet për president. Sjellja e përkrahësve të Sandersit është tërësisht e pakuptimtë dhe mund t’i ndihmojë Trampit të fitojë, shkruan gazeta “Uashington Post”

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *