Home / Kryesoret / Komuna Qendër nuk është e njoftuar për monumentet shqiptare, do të kërkojë përgjegjësi penale!

Komuna Qendër nuk është e njoftuar për monumentet shqiptare, do të kërkojë përgjegjësi penale!

Vendosja e përmendoreve të personaliteteve shqiptare vjen si hije. Edhe pse ministrja e pushtetit lokal kon턁rmon se Komuna Qendër është përgjegjëse për vendosjen e përmendoreve, nga Komuna Qendër nuk dinë gjë. “Komuna Qendër njofton opinionin se aspak nuk është e njoftuar, dhe as që ka marrë pjesë në vendosjen e fshehtë të tre përmendoreve të personaliteteve të shquara shqiptare. Në stilin e tyre tanimë të njohur, natën, gjatë uikendit dhe para festave, larg syve të opinionit Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së ka vendosur tre përmendoret e mbetura, të porositura nga ish udhëheqësia e Komunës Qendër. Për këtë skenar, kryetari Zhernovski tanimë ka mbajtur konference për media në të cilën ka zbardhur lojën politike të Gruevskit dhe Ahmetit nga 2013-ta, kur qëllimisht është anuluar vendosja e vetëm këtyre tre përmendoreve”, njoftojnë nga Komuna Qendër.

Madje nga Komuna Qendër dyshojnë se këto përmendore mund të jenë vendosur nga Komuna e Çairit. Në qoftë se në këtë histori ka dorë Komuna e Çairit, ata nuk do të hezitojnë për të ngritur edhe padi penale ndaj saj. “Për këtë arsye, kryetari i Komunës Qendër sot ka angazhuar inspektorët që të hetojnë të gjitha këto veprime. Në rast se konstatohet se Komuna Çair në mënyrë joligjore ka vendos përmendoret, ndaj saj do të ndërmerren të gjitha masat, përfshi edhe padi penale. Komuna qendër do të kërkoj nga Komuna Çair se përmes cilës procedure është bërë përzgjedhja e 턁rmës që bën vendosjen e përmendoreve dhe cila është kompania e cila në mënyrë joligjore bën vendosjen e përmendoreve. Është më se e qartë se Komuna e Çairit nuk mundet e as që ka kompetenca të jep leje e përmendoreve në territor të ndonjë komune tjetër”, theksojnë nga Komuna Qendër.

Por Izet Mexhiti mohon të ketë dorë në këtë punë. Ai pranon se ka qenë i angazhuar si nënkryetar i BDI-së por në asnjë moment Komuna e Çairit nuk ka qenë e përfshirë. Sipas Komunës Qendër e gjithë kjo bëhet për provokimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe për çdo gjë fajtor kryesor ngelen Ahmeti dhe Gruevski të cilët tentojnë të defokusojnë opinionin nga kriza aktuale. Agron Vrangalla

Gjithashtu lexo

Një shtetas i Maqedonisë i plagosur në sulmin në Barcelonë, gjendet në spital

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, nga komunikimi me Ambasadën e Maqedonisë në Spanjë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *