Home / Lajme / Kronika e zezë / Kroati gjendet i vdekur në makinë në Shkup

Kroati gjendet i vdekur në makinë në Shkup

Një shtetas kroat është gjetur i vdekur mbrëmë në Shkup. Policia ka konfirmuar rastin, duke theksuar se shtetasi kroat Tihomir.Ç, 49 vjeç është gjetur i vdekur në makinën  e tipit “Skoda” në rrugën “Orce Nikolov” në Shkup. Makina është me targa të Shkupit.

Pas urdhërit të Prokurorit publik, kumtoi sot MPJ-ja, trupi i të vdekurit është dërguar për autopsi. (INA)

Gjithashtu lexo

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur   Një aksident I rëndë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *